Veturën luksoze që kushton afro 300 mijë euro, e kishte marrë me qira për dasmën e vëllait. Por, burri nga Londra e përplasi veturën pa arritur dita e madhe.
Ai e ka humbur kontrollin mbi Ferrari 458 Italia dhe është përplasur me një veturë e cila më pas i ka rënë sipër.
Kjo ka barë që Ferrari i kuq të bëhet metal për skrap, transmeton Telegrafi.
Me gjithë këtë, atij do t’i ndalet vetëm kaucioni prej 7500 euro që kishte paguar për veturë dhe pagesës ditore.
“Njerëzit duhet të kenë më shumë kujdes për vetura të shtrenjta”, ka thënë pronari i kompanisë që e zotëronte Ferrarin. “Nuk është një gërvishtje e zakonshme, por një prishje që do të na kushtoi rëndë”. /Telegrafi/