Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere ka publikuar emrat e rreth 30 të punësuarve në RTK-, duke e përmendur për punësim familjar edhe gazetarin Milaim Zeka.
Zeka ka reaguar lidhur me këtë, duke thënë se ka 40 vjet që punon në gazetari.
Lexoni disa pjesë të statusit të Zekë në Facebook:
Ky është deputet i sektit të VV-së. Kohë më parë pati bërë thirrje për zhdukjen e Izraelit. Dje paska folë për RTK-në….Po i them këtij talibanit të VV-së, se 40 vite punë i kam në gazetari. Aq sa ke qime në fytyrën tënde të pafytyrë, aq emisione televizive kam bërë nëpër gjitha televizionet e botës. Gruaja ime 25 vite gazetari. Dy magjistratura ndërkombëtare, kurrë në punë të shtetit s’ka mujtë me hi, sepse burri i saj nuk është legen sikur ti, që secili që qohet nga VV-ja, i fshin qyrat mbi ty.
Bledi Tola është ndër ekspertët me eminent në Shqipëri e Kosovë për fushën e zërit, kamerës dhe montazhit. Mirëpo as gruaja, as Bledi nuk punojnë në RTK, sepse nuk ju ka ardhë rendi. /Telegrafi/