Milani ka triumfuar ndaj Manchester Cityt në miqësore të zhvilluar në SHBA me rezultat 3-2.
Ka qenë një ndeshje spektakolare mes dy gjigantëve evropianë, teksa Rossonerët befasuan kampionin në fuqi të Anglisë.
Trajneri i ri i Milanit, Paulo Fonseca ka folur për këtë sfidë, duke mbetur i kënaqur nga ajo që kanë treguar futbollistët në fushë.
“Ndjesitë janë të mira. Gjëja më e rëndësishme është që praktikuam në fushë atë që kishim përgatitur gjatë javës. Lojtarët bënë çfarë u kërkova”.
“Luajtën me guxim, qarkulluam topin dhe gjetën hapësirat e duhura. Kemi shumë punë përpara, por kjo ishte një ndeshje pozitive për ne”.
“Fitorja ka rëndësi të madhe në rritjen e besimit. Duhet të punojmë shumë në aspektin mbrojtës dhe atë sulmues, por është pozitiv fakti se djemtë po më ndjekin”, deklaroi Fonseca.
Portugezi është ndalur në veçanti të flas për anësorin belg Alexi Saelemaekers i cili u rikthyer te Rossonerët pas huazimit te Bologna, duke thënë që shpreson që ai të qëndroj.
One big hug for each h̴a̴l̴f̴ kit 🤗#MadeWithMilanismo #MilanOnTour #SempreMilan pic.twitter.com/jCSrDm5pOL
— AC Milan (@acmilan) July 28, 2024
“Saelemaekers është një futbollist që më pëlqen shumë. Më pëlqen shumë cilësia dhe kualiteti që zotëron”.
“Po flasim për një futbollist që çdo trajner do donte ta kishte, pasi luan në disa pozicione. Do doja të qëndronte me ne”, tha Fonseca. /Telegrafi/