Një person ka informuar se vajza e tij (e mitur) është larguar nga shtëpia dhe dyshon se është larguar me një person tjetër.
Në raportin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 19:00 në fshatin Rogovë, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, njësia përkatëse është duke hetuar rastin.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare (e mitur) është larguar nga shtëpia dhe dyshon se është larguar me një të dyshuar kosovar. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/