Site icon Telegrafi

E kryer, Roma siguron shërbimet e dy mesfushorëve të Parisit, zyrtarizimi çështje orësh

Roma ka bërë dy goditje të mëdha në tregun e transferimeve dhe atë te kampionët e Francës, Paris Saint Germain.

Skuadra italiane ka arritur marrëveshje për transferimin e dy mesfushorëve, portugezit Renato Sanches dhe argjentinasit Leandro Paredes.

Nemanja Matic është larguar në drejtim të Rennes, derisa Roma ka rikthyer në radhët e veta mesfushorit argjentinas Lenadro Paredes.

Lexo po ashtu Jo vetëm Renato Sanchesin, Roma do të transferojë një tjetër mesfushor nga PSG

TyC Sport ka raportuar se mesfushori argjentinas do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me Romën me opsion edhe për një vit tjetër.

Derisa është gjetur edhe marrëveshja mes PSG-së dhe Romës, edhe pse ende nuk dihen shifrat dhe formula e transferimit, por besohet se Roma do të paguaj rreth tetë milionë euro për argjentinasin.

Lexo po ashtu Roma në kërkim të një mbrojtësi, dy futbollistë në listën e Giallorosëve

Drejtori i Romës, Thiago Pinto ka arritur gjithashtu një marrëveshje me PSG-në që Renato Sanches t’i bashkohet Giallorossëve .

Kryeqytetasit italian do të paguajnë një milionë euro për huazimin e portugezit dhe kanë opsionin e blerjes përfundimtare për 12 milionë euro të tjera.

Ka tani marrëveshje totale mes palëve dhe zyrtarizimi është çështje orësh. /Telegrafi/

Exit mobile version