Site icon Telegrafi

E konfirmon Tahir Batatina: Valmir Veliu të dielën luan ndeshjen e parë për Llapin

Valmir Veliu është rikthyer te Llapi dhe tani ka mbetur vetëm të zyrtarizohet.

Rikthimin e tij e ka konfirmuar ditë më parë edhe drejtori sportiv Mentor Zhdrella në një prononcim për Telegrafin.

Sulmuesi këmbëshpejtë e ka prishur kontratën me skuadrën turke Gaziantep dhe do t’i bashkohet llapit si transferim i lirë.

Veliu do të luaj të dielën në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në ndeshjen ku Llapi është nikoqir i Lirisë dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Tahir Batatina.

“Rikthimi në momentet më vendimtare për skuadrën time sepse më mungonte prezenca e tij në fushë dhe shkathtësitë e tij individuale”.

“Atëherë kur Llapi dëshiron të arrij të shkruaj historinë e klubit, ai është prapë me ne së bashku për të arritur gjëra madhore. “Legjendat” prapë e shohin të dielën në fushën e gjelbërt, këmbëshpejtin e Llapit, Valmir Veliu”, ka shkruar Batatina.

/Telegrafi/

Exit mobile version