Një burrë në Australi ka fituar epitetin e heroit, pasi nuk hezitoi që ta rrezikojë veten duke e kapur një peshkaqen që e kishte nxjerrë uji jashtë dhe ta kthejë në ujë, pasi në çdo moment rrezikohej të ngordhte.
Paul Myles kur e pa peshkaqenin duke qëndruar në rërë në një plazh në Victoria të Australisë, nuk hezitoi që të ndalet dhe ta ndihmojë, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht se ishte i vetëdijshëm për rrezikun që i kanosej, kapi peshkaqenin që peshonte mbi 20 kilogramë dhe e ktheu në ujë.
Madje sipas tij, peshkaqeni ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po të qëndronte edhe pak jashtë ujit, gjasat që të ngordhte për pak minuta, ishin shumë të mëdha.
E pamjet e shpëtimit të peshkaqenit u publikuan në rrjetet sociale dhe shpejt u bënë virale. Shumë komentues e cilësuan si hero për veprimin e bërë. /Telegrafi/