Site icon Telegrafi

A e keni ditur? Ja pse ia grisin këmishën babait kur i lind një fëmijë

Është zakon kur lind një fëmijë që në festë i griset menjëherë këmisha babait të lumtur. Njëra, pastaj e dyta, pastaj e treta … për sa kohë të ftuarit janë të lumtur

Edhe pse kjo gjë të gjithëve u krijon kënaqësi, rrallëkush e di saktësisht pse bëhet kjo gjë.

Ka disa teori se pse kjo është një zakon, ndërsa teoria më e vjetër thotë se më herët, ndërsa gratë nuk lindnin në spital, foshnjat mbështilleshin rroba dhe këmishët e burrave ishin të cilësisë më të lartë, transmeton Telegrafi.

Një histori tjetër është se në këtë mënyrë një burrë i përcjell lumturinë një burri tjetër që shqyen këmishën e babait të ri do të ketë edhe një lindje (për shembull, sikur nusja u hedh një buqetë lulesh grave, në mënyrë që ajo që e kap do të martohet pas saj).

istockphoto

Një nga teoritë më të pranuara është se me kalimin e kohës, çdo këmishë hollohet dhe shteret.

Kjo është arsyeja pse çdo këmishë e re përfaqëson një forcë të re, kështu që kur lind një fëmijë, fqinjët, miqtë dhe të afërmit priren të shqyejnë duke i shqiptuar fjalët: “Le ta grisim këtë, edhe shumë të tjera të ndërrosh, ju dhe fëmija juaj paçi forcë të re dhe mençuri sa të jeni gjallë dhe shëndet të mirë”.

Cilido version të jetë i saktë, një gjë është e sigurt. Me këtë ritual urohet shumë fat e lumturi, gjëra të bukura dhe një fillim i ri dhe i suksesshëm i jetës.

Ky zakon është pothuajse i respektuar nga të gjithë dhe shembull për këtë janë të famshmit të cilët kanë pritur edhe lindjen e fëmijëve me bluza të grisura. /Telegrafi/

Exit mobile version