Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka e ka vlerësuar lart fitoren ndaj Hungarisë, ku helvetët fituan me rezultat 3-1.
Mesfushori ishte lider i Zvicrës dhe u shpall si lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që kemi nisur me fitore. Një pjesë e parë shumë e mirë. Nuk ishim më keq as në të dytën, por natyrisht Hungaria është dashur të bëjë më shumë”.
“Në përgjithësi, fitorja është në rregull. Ishte saktësisht ashtu si kemi ushtruar gjatë përgatitjeve. E kemi shtyrë veten deri në limite”.
“Kemi bankë të mirë dhe sot e pamë rëndësinë e kësaj, me zëvendësimet që i bëmë. Na duhen të gjithë dhe kemi bërë hap të rëndësishëm sot”, ka thënë Xhaka pas ndeshjes.
Zvicra dhe Gjermania në Grupin A kanë nga 3 pikë, ndërsa Hungaria dhe Skocia janë pa pikë. /Telegrafi/