Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka është përplasur me deputetin e LDK-së, Driton Selmanaj, lidhur me reformën në drejtësi.
Haxhiu në seancën e sotme të Kuvendit tha se asnjëherë nuk pret lëvdata nga Selmanaj, ku në rend të dite ishte për diskutim pika e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës
“Së pari uroj që z. Selmanaj nuk i shkon mendja ndonjëherë të më lavdëroj. Po e përsëris edhe një herë, uroj që Driton Selmanajt nuk i shkon mendja ndonjëherë të më lëvdojë. Momentin që më lavdërdon e di që nuk i kam punët mirë. Uroj që mendja të mos shkojë, ëndërron të bëhesh ministër i Drejtësisë, e di që nuk bëhesh. Por, nëse bëhesh ndonjëherë, je i lirë me e bo reformën ashtu si ti konsideron që është e drejtë”, i është drejtuar Haxhiu Selmanajt.
Derisa deputeti i LDK-së i ka replikuar ministres duke thënë se ka pasur pozitë edhe më të lartë se ministër i Drejtësisë.
“Po të doja të bëhesha ministër i Drejtësisë do të bëhesha shumë lehtë, por kam zgjedhur një pozitë më të lartë, atë të zëvendëskryeministrit. Kam pasur shumë rol edhe në Ministrinë e Drejtësisë. Por edhe kur jam futur në politikë e qeveri, kam hyrë por edhe kam dalë nga qeveria pa pasur hipoteka. Nuk e kisha as Dalladakun, as nuk jam teledirigjuar me sms, jam Driton Selmanj me integritet”, ka replikuar deputeti i LDK-së.
Derisa në kundër replikën e saj Haxhiu ka ironizuar me Selmanajn duke i thënë se aq shkurt ka qenë zëvendëskryeministër sa që “nuk po mbahet në mend”./Telegrafi/