Gjatë këtyre ditëve është komentuar në masë të madhe një veprim i reperit Stresi brenda Big Brother VIP Kosova.
Ai kishte goditur me shuplakë në të pasme banoren Xhuli Nura, për të cilën pati reagime të shumta.
E në spektaklin e kaluar, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) tha se Xhuli ka qejf vetë ashtu.
Për këtë pati polemika të mëdha, gjersa artisti theksoi së fundmi se i kërkoi falje për një gjë të tillë.
36-vjeçari theksoi se e ndjen si obligim si ndaj Xhulit ashtu edhe ndaj publikut që të kërkojë falje.
“Ia kam borxh Xhulit në radhë të parë për atë veprim, pastaj dhe publikut shqiptar që t’i kërkoj falje publikisht. Atë lloj debati e nisi Ana nga jashtë, por ka qenë në mënyrë shakaje, por mënyra si u përgjigja unë ishte e gabuar por nuk ishte me tendencë, ua premtoj të gjithë banorëve që nuk do të dal nga goja ime më ajo fjalë”, ka thënë ai. /Telegrafi/