Telegrafi

E duan pothuajse gjysma e klubeve të Ligës Premier, Osimhen merr vendim për të ardhmen

Victor Osimhen ka tërhequr vëmendjen serioze të shumë klubeve të Ligës Premier, por ai nuk është i gatshëm të largohet nga Napoli këtë muaj.

Sulmuesi 24-vjeçar nigerian ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Luciano Spallettit në luftën e tyre për Scudetto këtë sezon, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë katër asistime në 14 paraqitje në ligë.

Osimhen e ka udhëhequr Napolin drejt një sërë fitoresh këtë sezon dhe puna e tij mund të jetë e mjaftueshme për të rikthyer Scudetton herë të parë që nga ditët e Diego Maradonas.

Siç shkruan Il Mattino, ka oferta nga shumë klube të Ligës Premier, të cilët të gjithë janë seriozisht të interesuar të marrin Osimhen në muajt e ardhshëm.

Arsenali, Newcastle United dhe Manchester United janë të gjithë gati të luftojnë për nënshkrimin e nigerianit dhe klube të tjera gjithashtu kanë filluar të shfaqen.

Brighton i Roberto De Zerbi ka kërkuar informacion për një marrëveshje të mundshme, ashtu si edhe Everton dhe Fulham.

Pavarësisht zhurmës së tregut të transferimeve, Osimhen nuk ka ndërmend të largohet nga Napoli këtë muaj dhe i ka thënë agjentit të tij që të shtyjë çdo diskutim deri në verë. /Telegrafi/