Telegrafi

“E dashura ime është shqiptare” – konfirmohet lidhja e Jori Dellit me reperin Fred De Palma

Modelja shqiptare, Jori Delli, gjatë këtyre ditëve është komentuar për një lidhje të re dashurie.

Ajo u tha se po shijon një romancë me reperin nga Italia, Fred De Palma, pas disa fotografive që ky i fundit ka hedhur në Instagram.

Në këto imazhe, dyshja shihen duke shkëmbyer puthje, ndonëse nuk shihej fytyra e ish-banores së Big Brother VIP Albania.

Foto: Screenshot/Instagram

Zeshkania këtë herë ka postuar një video, ku shihet duke performuar ylli ndërkombëtar.

Në këtë video, teksa po interpretonte para një turme të madhe, ai tha që e dashura e tij është shqiptare.

 

Kjo ka lënë të nënkuptohet se të njëjtit kanë konfirmuar se janë bashkë dhe se po shijojnë një lidhje dashurie.

Jori këtë vit është rikthyer në vëmendje me pjesëmarrjen në edicionin e dytë të BBVA. /Telegrafi/