Kombëtarja e Italisë ka shënuar fitore ndaj asaj së Shqipërisë në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Tiranë me rezultat 1-3.
Kampioni në fuqi i Evropës dështoi të kualifikohet për në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, por ata kanë një të ardhme shumë të ndritur.
Së paku kështu lënë të kuptohet grumbullimi i fundit për miqësoret e nëntorit, ku trajneri Roberto Mancini ka ftuar hiq më pak se 13 futbollistë nën moshën 23 vjeçare.
Yjet si Gianluigi Donnarumma, Nicolo Zaniolo, Alessandro Bastoni, Sandro Tonali, apo Giacomo Raspadori kanë qenë edhe më parë pjesë e Kombëtares.
Por trajneri Roberto Mancini ka grumbulluar së fundmi talente të tjerë si Giorgio Slacvini (18 vjeçar).
Ndaj Shqipërisë të grumbulluar ishin edhe Wilfried Gnonto (19), Andrea Pinamonti (23), Samuele Ricci (21), Fabiano Parisi (22), Nicolo Fagioli (21), Fabio Miretti (19) dhe 16-vjeçari, Simone Pafundi.
Italianët kanë në radhët e veta shumë lojtarë të talentuar dhe kanë një të ardhme të ndritur. /Telegrafi/