Telegrafi

Dzeko takohet me trajnerin Fonseca, sqarojnë pozicionet

Edin Dzeko dhe Paulo Fonseca u takuan këtë mëngjes (e mërkurë) për të sqaruar pozicionet e tyre, por e ardhmja e sulmuesit mbetet ende në dyshim.

Dzeko u la jashtë listës së skuadrës së Romës për dy ndeshjet e tyre të fundit në Serie A kundër Spezia dhe Hellas Verona pas një mosmarrëveshje të raportuar me trajnerin e Giallorossëve.

Sulmuesi boshnjak kishte stërvitur veçmas nga grupi për më shumë se një javë dhe Roma ishte në bisedime me Interin për ta shkëmbyer atë me Alexis Sanchez në ditët e fundit të afatit kalimtar të dimrit.

Dzeko ishte kthyer në stërvitjen me grupin dje dhe sipas disa raporteve në Itali ai kishte një takim me trajnerin Fonseca pas seancës së sotme stërvitore në Trigoria.

Mediumi SportMediaset pretendon që samiti ishte ‘pozitiv’ me sulmuesin dhe trajnerin të cilët sqaruan pozicionet e tyre.

Roma udhëton në Torino për t’u ndeshur me Juventusin në Allianz Stadium të shtunën dhe Dzeko mund të jetë pjesë e skuadrës që udhëton në veri.

Përkundër kësaj, e ardhmja e sulmuesit mbetet e pasigurt dhe largimi i tij nga Roma në fund të sezonit është ende një skenar i mundshëm. /Telegrafi/