Telegrafi

Dyshohet se ka shtënë me pistoletë gjatë ahengut në Shtime, shoqërohet në polici 24-vjeçari

Policia e stacionit në Shtime me datën 15.09.2024 rreth orës 13:00 ka pranuar një informacion se në fshatin Carralevë të Shtimes, në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit.

“Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë personin:  D.B (mashkull-kosovar) i moshës 24 vjeçar, tek i cili është gjetur arma me të cilat dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut”, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtimes dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma (pistoletë).

Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”  dhe ” Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.