Site icon Telegrafi

Dyshohet për një peshkatar të mbytur në Pogradec

Një 57-vjeçar nga fshati Memelisht ka dalë për të peshkuar dhe ka humbur kontaktet me familjen.

Familjarët janë alarmuar pasi varka e tij është parë në liqen bosh, e kanë njoftuar policinë, pasi dyshohet se mund të jetë mbytur.

Pritet mbërritja e polumbarëve për të kërkuar për trupin e 57-vjeçarit. /TCH /Telegrafi/

Exit mobile version