Lëvizja Feministe Studentore (LFS) sot ka protestuar para fakultetit të Edukimit dhe Rektoratit, në Prishtinë, për shkarkimin e profesorit, Xhevat Krasniqi, i cili dyshohet për ngacmim seksual si dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Etikës.
Në pankartat e studenteve shkruhet ” E këtu po i citoj fjalët e tij: ‘Unë jam i drejtë në vlerësim, e kështu jam i drejtë, kur dush të bëj masazh’, i cili ma ka demonstruar me duar fjalën ‘masazh’ dhe është afruar për të më përqafuar”.
Siç është raportuar edhe në media 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë e kanë denoncuar profesorin Xhevat Krasniqi, për dyshime për ngacmim seksual.
Telegrafi do ju sjell fotografi nga protesta e LFS-së. /Telegrafi/