Site icon Telegrafi

Dybala tërheq Romën drejt Ligës së Kampionëve, fitore e madhe si mysafir ndaj Torinos

Roma ka shënuar fitore si mysafir i Torinos me rezultat 1-0 në kuadër të javës 29-të të Serie A.

Me të filluar ndeshja Roma fitoi penallti pas një loje me dorë në zonë nga Perr Schuurs.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Paulo Dybala që shënoi për 1-0.

Pjesa e parë nuk solli më gjera të reja dhe të besuarit e Jose Mourinhos shkuan në pushim me epërsi.

Me të filluar pjesa e dytë, të dy skuadrat kishin nga një rast me Aleksey Miranchuk dhe Dybalan.

Deri në fund nuk kishte më raste të tjera dhe Roma mori tri pikë të mëdha.

Me këtë fitore Roma kalon në pozitën e tretë, duke e tejkaluar Milanin dhe Interit në renditje. /Telegrafi/

Exit mobile version