Please enter at least 3 characters.

Një grua dhe një vajzë e mitur humbin jetën në një aksident trafiku në Fushë Kosovë

2023/12/LAJMI-I-FUNDIT.png

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë, ku raportohet se një grua dhe një vajzë e mitur kanë humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:11, transmeton Telegrafi.

"Fushë Kosovë / 19.05.2025 – 22:11. Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë që drejtohej nga një femër kosovare. Drejtuesja e veturës e po ashtu edhe pasagjerja kosovare janë dërguar në QKUK ku nga mjekët është konstatuar se të dyja kanë ndërruar jetë", thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupat e viktimave janë dërguar në IML për obduksion.

Rasti është në procedurë hetimore./Telegrafi/