Këto dama dëshmojnë se mund të dukeni dhe ndjeheni mirë edhe me trajtime jo të kushtueshme!
Ato i pëlqejnë shumë këto trajtime, tani e kanë të vështirë ta mendojnë jetën pa to.
Tracee Ellis Ross: Duar të buta si bebe
Tracee Ellis Ross hidraton mbi duart e lara dhe të plasaritura duke aplikuar një balsam me bazë lanoline, pastaj i mbulon ato me një palë çorape për 10 minuta.
Lanolina riparon dhe rihidraton lëkurën dhe çorapët ndihmojnë përbërësit të depërtojnë më mirë.
Kelly Ripa: Flokë voluminoze
Kelly Ripa krijon volum të mahnitshëm me shiritin e një robdishani!
Procesi: Vendosni shiritin mbi pjesën e sipërme të kokës, në mënyrë që të varet në mënyrë të barabartë nga të dy anët, pastaj ndani flokët e lagur në dy seksione mbi supe. Bëni bishtalec në të dy anët, largojini kur të thahen. /Telegrafi/