Site icon Telegrafi

Një 18-vjeçar nga Opoja dyshohet se ka vdekur në një liqen në hyrje të Maqedonisë së Veriut

Foto: Ilustrim

Një i ri nga Opoja dyshohet se ka humbur jetën në një liqen në hyrje të Maqedonisë së Veriut.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 14:30 minuta të ditës së sotme, dyshohet ka humbur jetën një person në liqenin që ndodhet shumë pak kilometër në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut, një i ri nga një fshat i komunës së Dragashit. Ai së bashku me një person tjetër ishin duke u larë në atë liqen”, ka thënë Osmanollaj.

Për rastin, Osmanollaj tha se janë informuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Exit mobile version