Mattia Perin pritet të jetë i larguari i radhës nga kampioni i Italisë, Juventus.
Portieri italian iu bashkua vitin e kaluar Juventusit nga Genoa, por që nuk arriti ta rivalizoj polaku Wojciech Szczesny.
Tani Juventus e ka rikthyer legjendën Gianluiggi Buffon dhe Perin duhet të gjejë një tjetër skuadër.
Mediat italiane kanë raportuar se për portierin italian kanë ardhur dy oferta të rëndësishme nga Portugalia.
Porto dhe Benfica janë duke i kërkuar shërbimet e tij, por që Perin ka refuzuar transferimin në Portugali.
26-vjeçari preferon qëndrimin në Serie A dhe po pret një ofertë konkrete nga Roma, Milan ose Fiorentina.
Juventus për ta lënë të lirë portierin të largohet kërkon rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/