Site icon Telegrafi

Dy policë pengohen gjatë kryerjes së detyrave zytare në Zubin Potok

Foto: Ilustrim

Dy policë janë penguar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ditën e diel në Zubin Potok.

Policia njofton se rastet kur janë penguar policët kanë ndodhur në fshatin Bërnjak dhe Bube në Zubin Potok.

Lidhur me rastet, policia ka arrestuar personat e dyshimtë, transmeton Telegrafi.

Më poshtë, rastet e ndara sipas raportit të Policisë së Kosovës:

Fsh. Bërnjak, Zubin Potok / 19.11.2023 – 09:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte refuzuar t’i prezantoj dokumentet identifikuese dhe lejen e qarkullimit të veturës, duke tentuar të largohet me veturë. Zyrtarët policor kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin dhe më pas gjatë arrestimit i dyshuar duke rezistuar kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Bube, Zubin Potok / 19.11.2023 – 15:20. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi që, ka penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit vozitësi pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version