Me Serie A që më në fund rikthehet pas një pauze dyjavore, cilat janë pesë ndryshimet më të rëndësishme që nga raundi i fundit i ndeshjeve?
Kalimi i Dusan Vlahovicit nga Fiorentina te Juventus për 80 milionë euro është ndryshimi i parë që ka ndodhur në ligën italiane.
Sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar 17 gola në 21 paraqitje në Serie A deri më tani këtë sezon dhe Biankonerët shpresojnë se ai do të jetë njeriu që do të zgjidhë problemet e sulmit të ekipit nën drejtimin e Massimiliano Allegrit këtë sezon.
Largimi i Vlahovicit nga skuadra e Vincenzo Italianos i Fiorentinës do të thoshte se duheshin përforcime dhe Viola siguroi sulmuesin brazilian 23-vjeçar Arthur Cabral nga FC Basel pak para mbylljes së afatit të transferimeve. Lojtari shënoi 14 gola në 18 ndeshje të ligës zvicerane këtë sezon dhe ai pritet të ketë një ndikim të madh në Firence.
Interi mori Robin Gosens nga Atalanta që ishte një tjetër transferim i madh; gjermani ka shkëlqyer në vitet e fundit nën drejtimin e Gian Piero Gasperinit në Bergamo dhe ai është një opsion i rëndësishëm në të majtë për trajnerin Simone Inzaghi, i cili me siguri do të nxjerrë më të mirën nga lojtari me sistemin e tij 3-5-2.
Rodrigo Bentancur dhe Dejan Kulusevski nuk do të shihen më në Serie A këtë sezon; dyshja e Juventusit iu bashkua Tottenhamit të Antonio Contes në ditën e fundit të transferimeve, gjë që liroi hapësirë për bardhezinjtë për të nënshkruar me Denis Zakaria nga Borussia Monchengladbach.
Ndryshimi i fundit i rëndësishëm që nga raundi i fundit i ndeshjeve të Serie A ishte huazimi i Stefano Sensi në Sampdoria.
Mesfushori italian vështirë se është paraqitur nën drejtimin e Simone Inzaghit këtë sezon dhe ai do të shpresojë për një kohë të rregullt të lojës. /Telegrafi/