Telegrafi

Dy javë pasi u pensionua nga futbolli, Sneijder shihet në gjendje jo të mirë

Wesley Sneijder do të mbahet mend si njëri ndër mesfushorët më të mirë të gjeneratës së tij në futboll.

Mesfushori holandez ka luajtur për disa nga klubet më të mëdha në Evropës për 17 vite, duke fituar shumë trofe të mëdhenj.

Kohën më të mirë Sneijder e kishte te Interi aty ku edhe e fitoi tripletën në vitin 2010, por në atë vit padrejtësisht nuk e fitoi edhe Topin e Artë.

Lexo po ashtu Zyrtare: Wesley Sneijder pensionohet nga futbolli

Holandezi i dha fund karrierës dy javë më parë në futboll, mirëpo gjendja e tij nuk duket edhe aq mirë.

Legjenda e Interit duket se po e tepron me ushqim dhe me pijë, pasi tashmë duket se është shumë mbipeshë dhe nuk të ngjan më në trupin e një futbollisti. /Telegrafi/