Site icon Telegrafi

Dy futbollistë shqiptarë në formacionin më të mirë të javës në Zvicër (Foto)

Ka përfunduar java e 34-të në kampionatin elitar të Zvicrës i cili është drejt fundit.

Dy skuadrat që kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve janë Baseli dhe Young Boysi, ndërsa në Ligën e Evropës do të shkojnë Sion, Luzern dhe Lugano.

E përditshmja zvicerane Blick ka përzgjedhur edhe formacionin më të mirë të javës së 34-të në elitën e futbollit helvetik.

Në formacionin e javës kanë zënë vend edhe dy futbollistët shqiptarë.

Reprezentuesi i Kosovës, Hekuran Kryeziu shkëlqeu me Luzernin në mesfushë në fitoren e arritur 2-3 në udhëtim tek Sion.

Ndërkohë në fazën e sulmit është vendosur sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku. /Telegrafi/

Ky është formacioni më i mirë i javës në Zvicër:

Lopar, Affolter, Wiss, Benito, Schneuwly, HEKURAN KRYEZIU, Vecsei, Rodriguez, Tafer, ARMANDO SADIKU, Aleksic.

Exit mobile version