Site icon Telegrafi

Dy ekipet shqiptare BLINK dhe XTEAM do të përballen në gjysmëfinale të turneut të CS:GO Kuvo OneTap

Kuvo OneTap është një turne, i cili organizohet për ekipet e Ballkanit, ku pjesë e këtij turneu janë edhe dy ekipet shqiptare, BLINK dhe XTEAM, të cilat kanë siguruar gjysmëfinalen.

Së bashku me dy ekipet shqiptare në gjysmëfinale janë edhe Zero Tentacity dhe 0to100, në garë për një grup çmimesh rreth 3.100 dollarë.

Sfida ndërmjet BLINK dhe XTEAM do të zhvillohet ditën e shtunë, duke filluar nga ora 20:00 në formatin ‘Bo3’.

Në përballjet të cilat ekipet shqiptare i kanë pasur më herët ka fituar ekipi BLINK, ndërsa renditjen më të mirë në ranglistën botërore e ka ekipi XTEAM në vendin e 73-të, ndërsa ekipi BLINK renditet në të 137-in.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të KuvoTv në platformën Twitch.

Më poshtë i gjeni formacionet e dy ekipeve:


BLINK 

Kujtim “gulito” Durmishi
Ensar “Caley” Ersuzi
Bledar “BledarD” Dula
Valon “valoN9” Etemi
Aulon “Kraben” Fazlija
Babjet “malware” Muçaj (trajner)


XGAMING

Arlind “deb0” Sadiku
Arbnor “Arbnorz” Sadiku
 Qëndrim “v1w” Hajrizi
Serdar “cerber” Mahmuti
Atif “gejmzilla” Mustafa


/Telegrafi/

Exit mobile version