Agjencia Kundër Korrupsionit ka vlerësuar se dy anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë janë në konflikt interesi.
Në pajtim me Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në institucionet publike, Agjencia Kundër Korrupsionit njofton se Këshilli Shtetëror i Cilësisë përbëhet nga 9 anëtarë, 6 vendorë dhe 3 ndërkombëtar, dhe 5 anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë punojnë në të njëjtën kohë edhe në Universitetin e Prishtinës, pra të njëjtit vendosin për UP-në dhe punojnë në UP.
Sipas AKK-së, tre anëtarë të KSHC-së punonin në UP para emërimit, kurse dy kanë filluar punën pas emërimit në KSHC, nga tetori i vitit të kaluar.
Në Udhëzimin Administrativ mi kriteret e emërimit në KSHC thuhet se “më së shumti tre anëtarë vendor të KSHC-së, mund të kenë angazhim aktual në institucionin e njëjtë”.
AKK nuk ka bërë të ditur emrat e personave që janë në konflikt interesi, por që sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, ata duhet të zgjedhin të jenë vetëm në njërën pozitë./Telegrafi/
Njoftimi i AKK-së: