Dy persona të moshës 66-vjeçare kanë humbur jetën pasditen e së shtunës në plazhet e Shqipërisë.
Sipas raportimeve në media, viktima S.M derisa ishte duke notuar në plazhin e Borshit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:33.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ndërsa, viktima V.N duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40. /Telegrafi/