Site icon Telegrafi

Dukje moderne në ditët e ftohta: Këshilla për kombinime më të bukura afariste!

Çdo javë e njëjta brengë, çfarë të vesh këtë javë për të shkuar në punë që, nga njëra anë, të jem e veshur bukur, ndërkaq, nga ana tjetër, sërish të vë në pah stilin tim?!

Me zgjedhje të mençur të modeleve klasike, të cilat gjithmonë dhe në çdo rast ju rrinë mirë, mundeni të bëni gjithë kombinimin me ndonjë rrobë që është në trend apo me ndonjë desen dhe kështu të thyeni dukjen monotone, e cila shpesh lidhet me veshjen afariste, transmeton Telegrafi.

Gjithmonë mund të vishni fustan me katrorë, i cili duket mjaft profesional për shkak të modelit dhe ngjyrës që ka dhe, sërish, mjaft modern dhe femëror për shkak të desenit me katror, i cili është shumë i popullarizuar këtë sezon, që mund ta gjeni në të gjitha variantet dhe ngjyrat.

Gjithashtu, janë shumë të popullarizuar edhe xhaketat me katrorë të modeleve mashkullore, në të cilat patjetër do të ndiheni si shefe e vërtetë.

Këtë sezon janë shumë të popullarizuara edhe pantallonat e gjera, po ashtu edhe rrobat, mirëpo sivjet na vijnë në ngjyra të ndezura, andaj nuk është fjala vetëm për pantallona ngjyrë të gështenjtë të zymtë në formë zileje, çfarë i kemi bartur kur kemi qenë fëmijë.

Tani mund t’i gjejmë me ngjyra të verdhë, të kuqe dhe vjollcë dhe, pos që janë super të ngrohta, janë edhe super moderne.

Çanta më nuk duhet të jetë e madhe dhe jopraktike, gjithnjë e më shumë femra në botën e biznesit vendosin të bartin çanta elegante dhe të vogla, të cilat janë njësoj praktike edhe për takime afariste, por edhe për t’u shoqëruar me koleget pas orarit të punës.

Këpucët gjithashtu duhet patjetër të jenë të rehatshme, por edhe moderne, sepse assesi nuk është e përshtatshme që një femër afariste të zgjedhë këpucë të këqija.

Ato nuk është e thënë që patjetër të jenë të shtrenjta, mirëpo patjetër duhet të jenë efektive dhe të rehatshme. /Telegrafi/

Exit mobile version