Site icon Telegrafi

Dukja e yjeve të hit-komedisë “The Big Bang Theory” para se të bëheshin të famshëm

(Foto: Michael Yarish/CBS via Getty Images)

“The Big Bang Theory”, është cilësuar si një nga serialet më të mira komike të të gjitha kohërave.

Ky serial ka filluar qysh nga viti 2007 dhe shumë njerëz ankohen se shakatë e këtij seriali bazohen në stereotipe etnike dhe sociale. Sidoqoftë, këto personalitete tanimë kanë pushtuar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën me çoroditjen, naivitetin dhe inteligjencën e tyre.

Andaj mund të themi se nuk ka asgjë më të mirë nëse rikthehemi në fëmijërinë e tyre për t’i parë ata në fillim të karrierës. Disa nga këta yje kanë ruajtur edhe karakteristikat e tyre të larmishme përgjatë viteve, dhe disa prej tyre vështirë se mund të njihen.

Bright Side ka krijuar një album me personazhet e kësaj komedie kur ishin të vegjël duke i krahasuar me pamjen e tyre sot.

Përndryshe, tashmë i ka ardhur fundi edhe këtij seriali pas 12 sezonesh emetimi, ndërsa dashamirët e kësaj komedie nuk do ta shohin më aktorin Jim Parsons në rolin e Sheldon Cooper.

1. Jim Parsons (Sheldon Cooper)

2. Mayim Bialik (Amy Farrah Fowler)

3. Johnny Galecki (Leonard Hofstadter)

4. Kaley Cuoco (Penny Hofstadter)

5. Simon Helberg (Howard Wolowitz)

6. Melissa Ivy Rauch (Bernadette Rostenkowski-Wolowitz)

7. Kunal Nayyar (Rajesh Koothrappali)

8. Kevin Sussman (Stuart Bloom)

9. John Ross Bowie (Barry Kripke)

10. Sara Gilbert (Leslie Winkle)

11. Sara Rue (Stephanie Barnett)

12. Kate Micucci (Lucy)

13. Christine Baranski (Dr. Hofstadter)

/Telegrafi/

Exit mobile version