Pauletta Landriuk (83) u zhduk pa lënë gjurmë në nëntor të vitit 2020 dhe autoritetet ngritën një helikopter, drone dhe sollën qen kërkimi për ta gjetur.
Fatkeqësisht, përpjekjet nuk dhanë fryte, ndaj pas dy vjet hetimesh, rasti duhej të mbyllej. Më pas një polic, krejt rastësisht, zbuloi një të dhënë të pabesueshme.
Doli se në ditën e zhdukjes, makina Google skanoi rrugët afër shtëpisë së belges dhe regjistroi momentin kur ajo doli jashtë, raporton dailystar.
Polici mbeti gojë hapur kur pa një grua me xhup të bardhë dhe pantallona të zeza duke u larguar nga shtëpia në ditën fatale.
Pauletta vuante nga sëmundja e Alzheimerit, dhe kishte raste që edhe para zhdukjes së saj ishte larguar nga godina e familjes në një “gjendje konfuze”.
Një foto në Google Maps regjistroi momentet e fundit të gruas së moshuar që u drejtua për në shtëpinë e një fqinji dhe trupi i saj u gjet më vonë në fund të një kodre aty pranë.
Nga hetimet u konstatua se ajo ra nga një pjesë e pambrojtur e kopshtit dhe vdiq nga plagët e marra.
Rasti tragjik është përshkruar së fundmi në kanalin YouTube “Chilling Scares” dhe ka shkaktuar shumë vëmendje nga përdoruesit.
Shumë ishin të hutuar sesi trupi i gruas fatkeqe nuk u gjet më herët. /Telegrafi/