Kombëtarja e Qipros është kundërshtari i Kosovës në raundin e fundit në kuadër të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Ndeshja e dardanëve ka nisur dhe një numër i madh tifozësh gjenden në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Krahas përkrahjes që futbollistit e Kosovës po marrin nga tifozët e shumtë një e tillë ka ardhur edhe nga deputetja e CDU-së Duda Balje.
Duda ka postuar një imazh ku shihet e veshur me fanellën e Kosovës në InstaStory në Facebook teksa u ka uruar fat futbollistëve.
“Me juve djema”, ka shkruar Duda në mbishkrimin e fotografisë.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që deputetja nga komuniteti boshnjak tregon dashurinë që ka për Kosovës.
Ajo shpesh herë ka realizuar fotografi ku shihej me veshjen me elemente dhe ngjyra kombëtare shqiptare. /Telegrafi/