Mesfushori spanjoll, Xavi, ka pranuar se qëllimi i tij është të kthehet te Barcelona, por si trajner i tyre.
36-vjeçari ka thënë se nuk e shikon vetën larg futbollit edhe kur të pensionohet.
“Qëllimi im është që të kthehem në Camp Nou dhe të bëhem trajner i katalunasve dhe këtë nuk e kam fshehur kurrë”.
“Nuk e shoh vetën larg nga futbolli, do vazhdoj të jem pjesë e këtij sporti edhe kur të vari këpucët”, ka thënë Xavi për Four Four Two.
Xavi aktualisht luan për klubin nga Katari, Al Sadd. /Telegrafi/