Site icon Telegrafi

Dua Lipa merr gjithë vëmendjen gjatë daljes në darkë romantike me Anwar Hadid, në New York

Ata ishin pjesë e festës së ditëlindjes së parë të vajzës së Gigi Hadid dhe Zayn Malik gjatë vikendit.

Dhe Dua Lipa me të dashurin e saj, Anwar Hadid u panë sërish bashkë gjatë një darke romantike, të hënën, në New York, shkruan DailyMail.

26-vjeçarja u shfaq plot elegancë dhe stil rrugës për restorant, ndërsa 22-vjeçari u pa në një veshje më të thjeshtë.

Foto: Dua Lipa/Backgrid

Ylli i hitit “Levitating” veshi një këmishë të bardhë dhe të gjatë, e cila ishte kryesisht e zbërthyer, me detaje të zeza në supe, ajo kombinojë dukjen me një palë dorëza të zeza klasike që arrinin deri tek bërrylat, poshtë ajo zgjodhi një palë xhinse hiri dhe taka të zeza me lidhëse të bardha.

Foto: Dua Lipa/Backgrid

Ndërsa, Anwar u kombinua me një bluzë të Metallica dhe pantallona me nuanca blu dhe të verdhë.

Lexo po ashtu Dua Lipa konfirmon datat e turneut në Australi dhe Zelandë të Re

Dyshja e famshme kanë qenë të pandashëm gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në qytetin e New York-ut.

Foto: Dua Lipa/Backgrid

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ndërkohë ka publikuar datat e turneut të saj botëror “Future Nostalgia” në Australi dhe Zelandën e Re, përmes një postimi në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version