Site icon Telegrafi

Dua Lipa është bashkuar me Jaguarin për një projekt inovativ të muzikës dhe teknologjisë

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka nisur një partneritet të teknologjisë së fundit me brendin e automjeteve, Jaguar.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që të promovohen automjetet ‘Jaguar PACE’ në Evropë.

Dua Lipa (Foto: media.jaguar.com)

“The PACE: Season One’ fillon më 3 shtator me një koncert ekskluziv nga artistja e muzikës, Dua Lipa, për të promovuar modelet e popullarizuara SUV të Jaguarit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Lexo po ashtu Lajmet për Dua Lipën

E gjitha do të nisë me një performancë që është quajtur ekskluzive, të titulluar ‘Dua Lipa x Jaguar’, që do të mbahet në Amsterdam më 3 shtator.

https://www.youtube.com/watch?v=CnW_-d6lcFM

“Me kënaqësi ju njoftoj për një projekt të teknologjisë së lartë dhe të muzikës që kam përgatitur me Jaguar!”.

“E di se do ta pëlqeni atë që jemi duke krijuar bashkë dhe mezi pres t’jua tregoj të gjithëve më 3 shtator!”, ka shkruar Dua në Instagram.

“Artistja muzikore kosovaro-britanike do të nisë një partneritet të teknologjisë së fundit me Jaguarin në një koncert ekskluziv në Amsterdam më 3 shtator. Evenimenti shënon fillimin e një seri evenimentesh të Jaguarit nëpër Evropë, të titulluar ‘The PACE: Season One’, që promovon modelet e popullarizuara SUV të prendit, E-PACE, F-PACE dhe I-PACE”.

“Dua Lipa, aktualisht artistja femër më e dëgjuar në botë, do të performojë jo më një artist tjetër, por me një Jaguar I-PACE të ri – një SUV elektronik që ka emetim zero të gazrave dhe mund të arrijë nga 0-100km/h për 4.8 sekonda”, thuhet në njoftimin e Jaguar. /Telegrafi/

Exit mobile version