Të paktën shtatë fshatra ruse përgjatë rajonit Kursk kanë mbetur pa energji elektrike, pas sulmit me dron nga ana e ukrainasve që goditën infrastrukturën energjetike.
Droni lëshoi lëndë shpërthyese në trafo-stacionin në fshatin rus Snagost rreth 15 kilometra nga kufiri me Ukrainën, ka njoftuar guvernatori rajonal Roman Starovoyt. Nga ky sulm nuk raportohet për të lënduar.
E shërbimi sekret ukrainas (SBU) ka konfirmuar sulmin me dron, në komentin e dhënë për Ukrainska Pravda dhe mediat e tjera ukrainase, transmeton Telegrafi.
“Rusët duhet të jenë të vetëdijshme se do të marrin përgjigje të ashpër nëse vazhdojnë të sulmojnë infrastrukturën energjetike të Ukrainës”, tha një zyrtar i SBU-së.
Është raportuar edhe për dy sulme tjera me dron mbi fshatrat ruse gjatë ditës së sotme, por se deri më tani ato nuk i ka komentuar SBU-ja ukrainase. /Telegrafi/