Driton Kuka është shprehur i kënaqur me arritjet e Erza Muminoviq dhe Fatjona Kasapit.
Dy xhudistët tona shkëlqyen në Kampionatin Evropian të xhudon për grupmoshat U-2, që u mbajt në Athinë të Greqisë.
Kasapi siguroi medaljen e artë, ndërsa Muminoviq e rrëmbeu atë të argjendtën, duke e ngritur edhe një herë flamurin e Kosovësn mbi atyre të vendeve evropiane.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë ( pa ndërhyrje) të Driton Kukës:
Kupa Evropiane U21 Athinë Greqi!
Dy medalje për Kosoven ??
Traditë është ba që shtetet që ende sna njohin,shkojnē xhudistat dhe i njoftojnë me realitetin.
Fatjona e artë sot ishte në krye të detyres në kategoinë 57 kg.
Mposhti me radhë garueset nga Izraeli,Polonia,Franca e në finale garuesen turke.
Qasja e saj serioze ka filluar të jap frytet dhe sukseset.
Erza sot fitoj medaljen e bronztë dhe performansa e saj nuk sihte ajo që realisht e ka dëshiruar marr parasysh që ishte favorit për medalje të artë.
Në Athinë përshtypje të mirë lan edhe Lorisi e Riosi që arritën të tregojnë që po vjen koha e tyre.
Arritën të shënojnë fitore dhe me pak më shumë taktikë do hynin në zonën e medaljeve.
Dardani fitoj dy luftëra dhe realisht kishte potencial për medalje por diçka me përqendrimin e tij gjatë luftës sishte si duhet.
Debora humbi dhe realisht ka potencial por shumë gjëra duhet ti përmirësoj,e poashtu të përkushohet seriozisht sepse ska kohë ma për qasje gjysmake. /Telegrafi/