Aventura e mbrojtësit Ardian Limani me klubin e Dritës, ka marr fund pas gjashtë vitesh.
Limani që ishte edhe kapiten, fitoi dy tituj kampioni dhe zhvilloi gjithsej 304 ndeshje me fanellën bardhëekaltër.
“Ju njoftojmë që pas një takimi në mes të drejtuesve të klubit dhe kapitenit tonë Ardian Limani, jemi dakorduar që ti ndajmë rrugët e bashkëpunimit”.
“Ishte kërkesa e kapitenit që nëse klubi gjen mirëkuptim, ta lëmë të lire në mënyrë që tu krijohet hapësirë lojtarëve tjerë dhe klubi e ka respektuar vendimin e tij”.
“Lamtumira më e ngrohët ju dha kapitenit më të trofeshëm në histori te klubit dhe me më së shumti paraqitje në klubin Drita, me gjithsej 304 ndeshje në të gjitha kompeticionet”, thuhet në njoftimin e klubit.
Drita këtë sezon zuri vendin e dytë në renditje pas Ballkanit. /Telegrafi/