Site icon Telegrafi

Driloni bën publike bisedat me nënën e tij ku flasin për Gjestin: Votoje sepse krejt kanë dalë kundër tij siç ishin kundër teje, edhe ai duhet të fitojë

Fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama, ka ndarë me ndjekësit një bisedë private me nënën e tij, duke zbuluar mbështetjen e saj për Gjestin, një nga banorët aktualë të Big Brother VIP Albania.

Përmes një postimi në Instastory, Driloni ka treguar se nëna e tij është duke përjetuar situatën e Gjestit në shtëpinë e BBVA në një mënyrë të ngjashme me atë që ai përjetoi në BBVK.

Ajo i ka kërkuar të bëjë diçka për Gjestin, i cili momentalisht është në nominim dhe po përballet me sfida të shumta brenda shtëpisë.

Foto: Drilon Rama/InstaStory

“Krejt kanë dalë kundër tij sikur që kanë qenë kundër teje, e edhe Gjesti duhet të fitojë,” shkruhet mes të tjerash në mesazhin e nënës së Drilonit.

Lexo po ashtu Katër banorë të rinj do të futen sonte në Big Brother VIP Albania 4

Ky postim ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, ku fansat kanë nisur diskutime mbi mbështetjen që Driloni mund t’i japë Gjestit dhe nëse kjo do të ndikojë në qëndrimin e tij në shtëpi.

Mbetet të shihet nëse Driloni do të ndërmarrë ndonjë veprim konkret për ta ndihmuar Gjestin në këtë garë. /Telegrafi/

Exit mobile version