Site icon Telegrafi

Drekë e shijshme për tërë familjen: Musaka nga borania

Borania tashmë gjendet në dyqane pemësh dhe perimesh, andaj gëzoni familjarët tuaj me këtë racion të shijshëm, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ 1 kg borani
▪ 400 g mish të bluar
▪ 2 qepë
▪ 2 vezë
▪ 4 lugë vaj
▪ kos ¼ e litrit
▪ pak majdanoz
▪ pak biber, kripë
▪ 2 lugë vaj për lyerje

Përgatitja:

Pastroni boranitë, lani dhe marinoni në gjysmën e yndyrës dhe në gjysmën e qepëve derisa të zbuten tërësisht.

Në yndyrën e mbetur fërgoi qepën, shtoni mishin, qitni krip, biber dhe majdanozin.

Në tepsinë e lyer rendisni boranitë, një rend mish të fërguar, ashtu që në majë të ketë borani.

Në kos tundni dy vezë, shtoni pak qumësht dhe të gjitha përzieni mirë.

Qitni në musaka dhe piqeni në furrë rreth gjysmë ore.

/Telegrafi/

Exit mobile version