Benjamin Sesko është bërë objektivi kryesor i Manchester Unitedit për repartin ofensivë.
Sulmuesi slloven ka pasur një vit fantastik me gjigantin austriak RB Salzburg dhe ka zgjuar interesimin e Manchester Unitedit.
19-vjeçari ka qenë një sensacion te skuadra austriake RB Salzburg edicionin e kaluar, ku ka shënuar 10 gola e ka asistuar në shtatë të tjerë.
Slloveni edhe këtë sezon e ka nisur për mrekulli, pasi në dy ndeshjet e para shënoi dy gola dhe asistoi në një tjetër me fanellën e gjigantit austriak.
Lajmet e fundit që vijnë nga Anglia raportojnë se drejtori i Djajve të Kuq, John Murtough ka takuar agjentët e sulmuesit slloven për të pyetur rreth kushteve që ka futbollisti.
Besohet se agjentët e futbollistit kanë pranuar që klienti i tyre të transferohet në Old Traford dhe tani iu mbetet dy klubeve të gjejnë marrëveshje.
Gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë një takim mes drejtuesve të dy klubeve, atyre të Salzburg dhe Manchester United.
Gjiganti austriak është gati ta shes talentin e tyre, por për ta lënë të lirë po kërkon mbi 20 milionë euro. /Telegrafi/