Të enjten, Drejtoria e Kulturës në Prishtinë ka publikuar listën e përfituesve të subvencioneve.
Në një njoftim nga Komuna e Prishtinës thuhet e ka përfunduar procesi për zgjedhjen e përfituesve për subvencione për vitin 2024 dhe se kryeqyteti do të vazhdojë të mbështesë aktivitetet kulturore në Prishtinë.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se Drejtoria e Kulturës ka përfunduar procesin e përzgjedhjes së përfituesve të subvencioneve për vitin 2024. Kryeqyteti do të vazhdojë të mbështesë dhe promovojë aktivitetet kulturore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Këtu e gjeni listën e përfituesve të subvencioneve. / Telegrafi/