Drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna ndodhet në Londër për të negociuar me Chelsean për Romelu Lukakun, pasi blutë kanë rindezur interesimin e tyre për Victor Osimhen.
Sipas asaj që raporton Gianluca di Marzio, duke se orët në vijim do të jenë tejet të nxehta për të dyja klubet që duan t’i kompletojnë marrëveshjet.
Victor Osimhen, pasi nuk mori pjesë në ndeshjen e Napolit për Kupën e Italisë kundër Modenas (fitoi me penallti), u stërvit në mëngjes në Castel Volturno, ndaras nga pjesa tjetër e ekipit.
Ndërsa klubi pret një ofertë të mundshme të minutës së fundit nga Paris Saint-Germain, interesimi nga Chelsea është ringjallur.
Klubi londinez në fakt është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe stafi teknik ka dhënë dritën e gjelbër për të shkuar për Osimhennin.
Sulmuesi nigerian do të ishte i hapur për një transferim te Chelsea, por jo në formë huazimi siç ishte hipotezuar nga disa media angleze disa javë më parë, por në formë të përhershme, dhe për këtë arsye do të kishte negociata për pagën, padyshim më të lartë se tavanet e pagave që Chelsea ka aktualisht në skuadër.
Kështu, mundësia e riaktivizimit të një shkëmbimi të përhershëm, ose më së shumti huazime me detyrime blerje, me Lukakun, përveç një dëmshpërblimi të rëndësishëm në favor të Napolit, mund të rikthehet sërish në tavolinën e dy klubeve. /Telegrafi/