Site icon Telegrafi

Dramë në minutat e fundit, Borussia Dortmund lëshon dy herë fitoren nga duart

Borussia Dortmund mori një barazim ndaj Stuttgart si mysafir me rezultat 3-3 në kuadër të xhiros së 28-të të Bundesligës.

Milionerët e nisën shumë mirë ndeshje, duke shënuar që në minutën e 26-të.

Ishte Sebastian Haller që shënoi për 1-0 me një goditje të forta nga brenda zonës.

Donyell Malen shtoi epërsinë në minutën e 33-të kur shënoi për 2-0.

Stuttgart mbeti me një lojtarë më pak kur Konstantinos Mavropanos u ndëshkua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë.

Kur pritej që Stuttgart të shkonte drejt një fitoreje të sigurt në skenë doli Tanguy Coulibaly që shënoi në minutën e 78-të për 2-1.

Pas vetëm katër minutash Stuttgart barazoi rezultatin me Josha Vagnoman që shënoi për 2-2.

Dortmund pas barazimit dhe arriti të shënojë në kohën shtesë me Giovanni Reynan për 3-2. Por në fund vendasit shënuan edhe një herë për 3-3.

Borussia Dortmund mbetet pas me dy pikë ndaj Bayern Munichun, që po asht barazoi. /Telegrafi/

Exit mobile version