Site icon Telegrafi

Dortmundi i kualifikuar me shumë mungesa ndaj Zenitit – formacionet zyrtare

Zeniti dhe Borussia Dortmundi do të takohen në rrethin e gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, e që njëherësh është edhe ndeshja e fundit për këtë fazë.

Takimi i parë ishte fituar nga skuadra gjermane me rezultat 2-0, derisa sonte nga ora 18:55, do të luhet takimi i tyre i dytë në stadiumin ‘Gazprom Arena’.

Për këtë takim, Zeniti do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion, derisa do të luajë sa për formalitet.

Në anën tjetër, Dortmundi që tashmë është i kualifikuar dhe kërkon vendin e parë në grup, do të jetë në këtë sfidë pa lojtarët si, Erling Haaland, Thomas Meunier, Tafael Guerreiro, Akanji, Delaney dhe Schmelzer që janë të lënduar, derisa Dahoud, Morey dhe Reinieri, janë të infektuar me coronavirus.

Klubi gjerman është lider i Grupit F me dhjetë pikë (tashmë i kualifikuar), Lazio me nëntë, Club Brugge që ka humbur dy takimet ndaj Dortmundit ka shtatë dhe Zeniti që është me vetëm një.

Kjo i bije që dueli mes Lazio dhe Club Brugges do të ketë vëmendjen e veçantë, pasi aty do të dihet se kush e kalon grupin së bashku me gjermanët.

Formacioni startues i Zenitit: Kerzhakov, Santos, Barrios, Azmoun, Malcom, Driussi, Kuzyaev, Sutormin, Ozdoev, Rakits’kyy, Prokhin

Formacioni startues i Dortmundit: Hitz, Hazard, Reus, Schulz, Hummels, Brandt, Bellingham, Emre Can, Piszczek, Witsel, Passlack. /Telegrafi/

Exit mobile version