Dortmundi e ka mposhtur në udhëtim Zenitin me rezultat 2-1 në kuadër të rrethit të gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Pas vetëm 16-të minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Sebastian Driussi që u asistua nga Sutormin.
Pjesa e parë përfundoi me këtë gol, derisa në të dytën ishte një ritëm edhe më i lartë.
What. A. Feeling. 🤪@SebadriussiOk | 1-0 #ZenitBVB | #UCL pic.twitter.com/mkGWrPXmuv
— FC Zenit in English✨ (@fczenit_en) December 8, 2020
Ishte minuta e 68-të, kur Lukasz Piszczek shënoi një gol të bukur për Dortmundin për t’i barazuar kështu shifrat në 1-1.
Skuadra gjermane nuk u ndal me kaq dhe arriti të përmbyste rezultatin me golin e realizuar nga Axel Witsel (79′), duke u mjaftuar me këto dy gola.
WITSEEEEL! Aus dem Nichts – aber sowas von egal! 💛 pic.twitter.com/V8qHhBdFYj
— Borussia Dortmund (@BVB) December 8, 2020
Dortmundi e përmbylli fazën e grupeve si lider i Grupit F me 13 pikë, Lazio me dhjetë, Club Brugge me tetë dhe Zeniti me një.
Gjermanët dhe italianët kaluan në fazën e eliminimit direkt, derisa në javën e ardhshme do t’i mësojnë emrat e kundërshtarëve. /Telegrafi/
https://twitter.com/BorussenEdits/status/1336391275562606593
https://twitter.com/BorussenEdits/status/1336393285259177985