Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumë raste kanë qenë nikoqir i ndeshjeve të Barcelonës. Blaugranasit çdo vit shpenzojnë disa javë në pjesë të ndryshme të Amerikës si pjesë e parapërgatitjeve për sezonin e ri, por asnjëherë nuk kanë luajtur atje një ndeshje zyrtare.
Megjithatë, ata u përpoqën ta bëjnë këtë në vitin 2018. Ideja që një ndeshje mes Gironas dhe Barcelonës të luhej në stadiumin “Hard Rock” në Miami hasi në veshë të shurdhër, pasi që Federata Spanjolle e Futbollit i dha fund përfundimisht kësaj ideje.
Luis Rubiales ishte në krye të Federatës Spanjolle të Futbollit në atë kohë dhe tani pas dorëheqjes së tij, ideja që derbi katalans të luhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur sërish, kanë raportuar mediat spanjolle.
Nëse Barcelona dhe Girona ende duan ta eksplorojnë këtë mundësi, mbetet për t’u parë. Megjithatë, nëse e bëjnë këtë, Federata Spanjolle e Futbollit do të duhet tu jap leje atyre dhe më pas të njoftojë FIFA-n se planet po shkojnë në rrugën e duhur. Kjo është e vetmja mënyrë që mund të ndodhë.
Rubiales përjashtoi plotësisht mundësinë që një ndeshje në La Liga të luhej jashtë Spanjës gjatë presidencës së tij, por epoka e re mund të sjellë një ndryshim të mentalitetit.
Barcelona ka të ngjarë të monitorojë situatën dhe të vendos më vonë për hapat në vazhdim./Telegrafi/