Donat Rrudhani ka vazhduar shkëlqimin në Superligën e Zvicrës me fanellën e Luzernit.
Ylli kosovar e ka nisur si gjithmonë ndeshjen nga minuta e parë për Luzernin në triumfin ndaj Grasshopperit me rezultat të pastër 2-0.
Ishte minuta e 59-të e ndeshjes, kur reprezentuesi kosovar shënoi golin e dytë në këtë sfidë nga penalltia.
Për Rrudhanin goli ndaj Grasshoppers ishte i dyti këtë edicion në elitën e futbollit zviceran, derisa ka edhe një asistim.
25-vjeçari është huazuar te Luzern nga kampionët në fuqi të Yong Boys Bern, derisa është shëndrruar në një lider te skuadra e tij.
Përveç golit ai pati edhe një rast të madh të krijuar, 10 pasime të sakta dhe katër duele të fituara. /Telegrafi/